Kapen në Aeroportin e Shkupit me teste false PCR, padi për gjashtë persona

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër katër shtetasve të Maqedonisë së Veriut, një shtetase të Zvicrës dhe një të Britanisë së Madhe, nën akuzën për kryerjen e veprës penale “falsifikimi të dokumentit”, respektivisht për shkelje të nenit 378 paragrafi 1 nga Kodit Penal, transmeton Alsat. Sipas Prokurorisë, personat në fjalë në vendkalimin kufitar në Aeroportin e Shkupit kanë paraqitur teste të falsifikuara PCR për Co vid-19.

“Kanë paraqitur certifikatat si të vërteta, edhe pse e dinin se nuk ishin testuar fare në laboratorin e përmendur dhe se nuk kishin certifikatë të vërtetë, respektivisht test negativ PCR”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.