“Mbledhje krize” te Chelsea, Potteri vonohet

Trajneri i Chelseas, Graham Potter, ishte në disponim të mirë pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij te Chelsea.

“Më falni, jam vonuar…sapo dola nga një mbledhje krize!”, ka thënë Potteri teksa buzëqeshte vesh më vesh.

Të Kaltrit e kanë shënuar vetëm një fitore më 2023, dhe e kanë realizuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Ndonëse e kanë pasur një afat të ngjeshur me transferime, ata e kanë pasur të vështirë t’I sistemojnë lojtarët në formacion.