Jorginho krahason Artetën me Sarrin

Lojtari i ri i Arsernalit, Jorginho, e ka krahasuar trajnerin e tij Mikel Arteta me Maurizio Sarrin.

Ishte pikërisht Sarri nën menaxhimin e së cilit përfaqësuesi i Italisë kishte shkëlqyer te Napoli, e pastaj po ky i pari e kishte marrë te Chelsea.

“Ai ma çon mallin pak të Sarrit,” ka thënë Jorhginho për BeIN Sport.

“Unë jam i mësuar që të punoj me një menaxher që shikon në detaje. Për mua, detajet e bëjnë dallimin në fund midis një ekipi të mirë dhe një ekipi fitues”.

“Jam i sigurt, 100 për qind, që ai i adhuron detajet aq shumë. Jam këtu që një kohë të shkurtër, por jam i sigurt që do të ketë diçka të re përditë, prandaj edhe jam i ngazëllyer sepse mund ta shoh se sa shumë kam për të mësuar këtu”.