Mbi 2 mijë të evakuuar nga Afganistani

Më shumë se 2,200 diplomatë dhe civilë të tjerë janë evakuuar deri më tani nga Afganistani me fluturime ushtarake, tha një zyrtar i sigurisë perëndimore për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Herët në mëngjes 131 persona zbarkuan në Frankfurt.

Një aeroplan holandez transporti C-17 u nis nga Kabuli me 40 persona në bord, por pa specifikuar nëse bëhej fjalë për shtetas holandezë apo afganë.

Evakuimet do të vazhdojnë, ndërsa talebanët kanë premtuar paqe dhe jo hakmarrje.