Mbi 130 000 qytetarë të Maqedonisë rrezikojnë të shkojnë në varfëri të plotë

Më shumë se 130.000 qytetarë të vendit deri në fund të vitit rrezikojnë të jetojnë në varfëri. Për rreth 10% pritet të ulen të ardhurat edhe atë te qytetarët me të ardhurat më të ulëta mujore kurse deri në 15% për pjesën tjetër të popullatës. Hulumtimi i Bankës Botërore tregon se klasa e mesme do të bie ndjeshëm në periudhën e ardhshme kurse varfëria do të thellohet varësisht se si zhvillohet situata me krizën shëndetësore.