Mbetja e Leeds në Premier League – Januzaj më afër Barcelonës

SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Barcelona është në kërkim të një lojtari për krahun e djathtë të sulmit.

Raphinha ishte dëshira primare, por mbetja e Leeds United në Premier League bën që transferimi i tij të bëhet më i vështirë.

Katalanët nuk mund të aktivizojnë klauzolën 25 milionëshe të tij. Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona po shqyrton alternativat, dhe një nga to është Adnan Januzaj, përcjell lajmi.net.

Januzaj ka konfirmuar largimin e tij nga Real Sociedad dhe kartoni i tij do të sigurohej falas nga katalanët.

Barcelona ka qenë e interesuar për shërbimet e Adnan Januzaj edhe gjatë merkatos së janarit.

Deri në një ofertë për të, Barcelona është në pritje të vlerësimit të situatës së Raphinha.