Hoeness sulmon Barcelonën për rastin e Lewandowskit

Uli Hoeness nuk ka kursyer kritikat për skuadrën e Barcelonës.

Barcelona është vënë pas Robert Lewandowskit dhe tashmë është destinacioni i preferuar i polakut.

Por, ish-presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka thënë se Barca do të ishte në një pozitë krejt tjetër po të ishte në Gjermani.

“Ata thuhet se po interesohen për Lewandowskin, por gjashtë muaj më parë ishin në borxhe prej shumë milionash”, ka thënë Hoeness, transmeton lajmi.net.

“Në Gjermani ata tani do të ishin të bankrotuar”, shtoi ai.

Kritika drejt La Ligas dhe skuadrave spanjolle ka pasur së fundmi edhe presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi.