Mbaron takimi i grupeve partiake të punës! Mariçiç: Atmosfera ishte konstruktive

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç në konferencën për shtyp pas takimit në Klubin e deputetëve të grupeve të punës të partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez tha se edhe pse kishte dallime, takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive.

“Atë çfarë mund të them është se edhe pse kemi qëndrime të ndryshme në shumë çështje, atmosfera ishte konstruktive dhe mendoj se është mirë të ketë takime të këtilla”, tha mes tjerash Mariçiç duke shtuar se ekziston vullneti që të vazhdojnë takimet.