Mbappe zgjedh Real Madrid, në fund të sezonit do të largohet nga PSG

Kylian Mbappe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi për të vijuar karrierën në Madrid. Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, është arritur marrëveshja mes sulmuesit dhe drejtuesve të Real.

Te Paris Saint Germain nuk mundën ta bindinin Mbappe që të qëndronte në skuadrën ku u transferua në 2017.

Kylian Mbappe iu propozua një rinovim kontrate, por pas sukses. Në fillim të këtij sezoni për shkak të mosmarrveshjeve mes PSG dhe sulmuesit, pati edhe një pezullim të tij, por më vonë u rikthye sërish në ekip ku deri më tani në 28 ndeshje ka shënuar 29 gola pa harruar edhe 7 asiste.

Për të shkuar te Real Madrid, 25-vjeçari refuzoi skuadra nga Arabia Saudite që zotoheshin t’i paguanin qindra milionë Euro në vit.

Tv Klan