Bayern Munich futet fuqishëm në garë për shërbimet e sensacionit të këtij viti në Bundesliga

Bayern Munich raportohet se janë futur në garë për të siguruar nënshkrimin me Serhou Guirassy, përkundër interesimit të madh edhe nga Manchester United dhe Tottenhami.

Sipas mediumit gjerman BILD, Bayerni janë të interesuar për të nënshkruar me Guirassy, potencialisht si një zgjedhje e dytë në sulm pas Harry Kane.

Ai do t’i kushtonte gjigantit bavarez rreth 20 milionë euro dhe më herët kishte pasur interesim edhe nga United dhe Tottenham. Së bashku me dy klubet e Ligës Premier, thuhet gjithashtu se ka pasur interesim edhe nga klubet tjera si Borussia Dortmund, Newcastle, Atletico Madrid dhe AC Milan.

I gjithë ky interesim i madh nga klubet e mëdha evropiane vjen pasi Guirassy ka shfaqur një formë të shkëlqyer këtë sezon në elitën e futbollit gjerman duke shënuar 17 gola në 14 ndeshje.

Guirassy rrallëherë ka qenë kaq i suksesshëm përballë portës, teksa më herët rekordi më i lartë i golave të shënuar ishte me 11 sezonin e kaluar me Stuttgartin.

Ai përfaqëson Guinenë në nivel ndërkombëtar dhe momentalisht është i angazhuar në Kupën e Kombeve të Afrikës. Megjithëse nuk shënoi, shteti i tij arriti që të kualifikohej deri në çerekfinale, aty ku pastaj humbi me rezultat 3-1 ndaj Kongos.

Guirassy do të rikthehet në aksion në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë të martën, aty ku Stuttgarti do të përballet me liderin e Bundesligës, Bayer Leverkusen.