Mbappe refuzoi për një arsye Arsenalin në 2017, nuk kishte të bënte me paratë

Kylian Mbappe nuk e konsideroi bashkimin me Arsenalin në 2017 për shkak të dështimit të Topçinjve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Arsene Wenger e vizitoi adoleshentin në shtëpinë e tij për të provuar të nënshkruante një marrëveshje në vitin 2016. Wenger bëri një përpjekje tjetër një vit më vonë.

L’Equipe, raporton se Mbappe e ka menduar shumë pak një kalim në Emirates për shkak të mungesës së klubit në Ligën e Kampionëve.
Mbappe sapo kishte fituar Ligue 1 me Monacon ndërsa Topçinjtë përfunduan në vendin e pestë, një pikë prapa Liverpool-it.

Në vend të kësaj, Mbappe bëri kalimin e tij te Paris Saint-Germain në 2017, fillimisht në huazim përpara një transferimi prej 162 milionë paund 12 muaj më vonë.