Mbappe po kërkon 100 milionë euro nga PSG-ja, pavarësisht kalimit tek Real Madridi

Sipas gazetës franceze L’Equipe, PSG nuk i ka paguar lojtarit pagën e tij gjatë muajve prill dhe maj, dhe këtë nuk synojnë ta bëjnë as për muajin qershor.

Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor dhe ky problem duhet të zgjidhet para asaj date, ndërsa shuma totale që klubi ia ka borxh Mbappes është diku rreth 100 milionë euro.

Marrëdheniet mes Mbappes dhe PSG-së kanë qenë mjaft të ngurta që prej se reprezentuesi francez refuzoi që të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin në fillim të sezonit 2023/2024.

Ai madje u la jashtë ekipit të parë, para se të rikthehej eventualisht me kërkesën e Luis Enriques ndërsa tani do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë.

Kampioni francez ishte kontaktuar nga L’Equipe për të marrë më shumë informacion rreth kësaj situate, dhe ata pretenduan se negociatat mes dy palëve po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje.

Mbappe momentalisht është i ngarkuar me Francën në Euro 2024. Ai ishte i përfshirë në golin e tyre të vetëm deri më tani në këtë garë ndaj Austrisë në ndeshjen e parë, por nuk luajti në barazimin me rezultat 0-0 ndaj Holandës pasi kishte thyer hundën.

25-vjeçari ka zhvilluar 308 ndeshje me fanellën e PSG-së, duke shënuar 256 gola dhe duke dhuruar 108 asistime.

Ai ka fituar 16 trofe me fanellën e kampionit francez, megjithëse nuk arriti asnjëherë ta fitojë Ligën e Kampionëve.