Mbappe: Messi do t’i gjuajë penalltitë, është lojtari më i mirë në botë

Francezi në këto vite te gjiganti francez ka gjuajtur gjithmonë nga 11-metërshi, derisa dje befasoi duke e lejuar Messin të gjuajë penalltinë e parë, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Mbappe tha se argjentinasi do t’i gjuajë të gjithë 11-metërshit, ngase është lojtari më i mirë në botë.

“Është normale (që e lashë Messin të parin), bëhet fjalë për respekt”.

“Është lojtari më i mirë në botë, është privilegj që luan me ne dhe gjithmonë e kam thënë. Nëse ka ndonjë penallti, ai do e gjuajë. Te penalltia e dytë, ai më tha ‘Merre’, ishte fundi dhe më dhuroi prandaj e gjuajta”.

Ndërkohë, Mbappe e humbi penalltinë në kohën shtesë, por PSG triumfoi me rezultat 3-2 ndaj klubit gjerman.