E papritur, ish ylli i Arsenalit drejtë kalimit te Newcastle United

Gjermani ishte ndër lojtarët më kreativë në Evropë edhe pse viteve të fundit ka humbur formën, transmeton lajmi.net.

Ozil u largua nga Arsenal për t’iu bashkuar Fenerbahce si agjent i lirë, por tani është ‘shënjestër’ e Newcastle Unitedit.

Gazetari Ekrem Konur, raporton se sheikët e Newcastle janë duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me Atalay Bayindir (portierin) dhe Ozilin që është kapiten i skuadrës.

 

Ende nuk dihet nëse Ozil është i hapur për rikthimin në Premierligë, ngase e ka thënë më herët se Fenerbahce është klubi i ëndrrave.