I angazhuar me Francën në Botërorin e Katarit, Kylian Mbappe nuk ka harruar një nga idhujt e tij, pikërisht brazilianin Pele, i cili ndoshta po jeton ditët e fundit të jetës së tij. Kampioni brazilian është shtruar në spital në Sao Paulo, ku mjekët mësohet se e kanë ndërprerë trajtimin me kimioterapi pasi ish-sulmuesi nuk po i përgjigjej trajtimeve të nisura pas një operacioni për të reduktuar kancerin në zorrë të kryer në vitin 2021.
“Ylli” francez ka një mesash për një nga më të mëdhenjtë (për shumë më i madhi) e historisë
“Lutuni për Mbretin!”, shkruan Mbappe për “O’Rei”.