Maskat do të hiqen, pritet lehtësimi i masave

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar lehtësim të masave anti-Kovid në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Siç u bë e ditur nga ky Komision në paraqitjen para mediave, lehtësimi parasheh shfuqizimin e masës – heqjen e maskave në ambiente të mbyllura.

“Përfunduam se kushtet aktuale na mundësojnë të mendojmë për uljen e masave restriktive dhe u pajtuam që të propozojmë shfuqizimin e masës – detyrim për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Nga kjo masë bëjnë përjashtim institucionet shëndetësore, shtëpitë për të moshuarit, barnatoret dhe transporti publik. Në këto katër objekte mbetet obligimi për mbajtjen e maskës, në objekte të tjera mbajtja e maskës mbetet sipas dëshirës”, thanë nga KSN.