MASH: Me sukses përfundoi dita e parë shkollore, me rëndësi që secili fëmijë të ndjek mësim

epa08578357 The mother of new pupils Nehle (L) and Laura Waschke adjusts their sanitary mask before an enrolment ceremony in the Lankow elementary school in Schwerin, Germany, 01 August 2020. Thousands of children of Mecklenburg-Western Pomerania celebrated their first day in school with classes resuming on 03 August. This federal state is the first in Germany to officially open the new school year complying with health protocols imposed by the coronavirus pandemic. Children have to wear mask in the common areas of the school buildings. EPA-EFE/FELIPE TRUEBA

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se një pjesë më e madhe në shkollat fillore dhe të mesme dita e parë e shkollës kaloi me sukses, Mësimi me prani fizike në shkollat fillore komunale filloi pothuajse për të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri të tretën, ku 98 për qind u ulën në tryezat e shkollës, kurse 2 për qind të fëmijëve tjerë vendosën të vijojnë mësimet në distancë.

Nga Ministria potencojnë se mësimi me pjesëmarrje fizike u organizua me pëlqim të protokolleve të vërtetuara nga autoritetet shëndetësore, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e përhapjes së KOVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në procesin arsimor.

Lidhur me mësimin online, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se deri më tani rreth 70% e nxënësve dhe mësuesve në shkollat e mesme dhe fillore kanë marrë pjesë me sukses, ose me më pak vështërsi kanë mbajtur orë mësimore online.

“Nga ana tjetër, 20% të pjesëmarrësve nga pjesa më e madhe e mësimit online në arsimin fillor u paraqit problemi nga pajisjet që dispojnë shkollat, nga interneti ose pajisjet e nxënësve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me komunat dhe drejtorët e shkollave për ti tejkaluar këto sfida”, kumton MASH.

Nga sot në mëngjes, është realizuar me sukses transmetimi i orëve 15 minutëshe në televizion përmes Radio Televizionit Kombëtar, për të cilin oraret janë njoftuar paraprakisht. Platforma për mësimdhënie online e vendosur përmes ekipeve të Microsoft është e qëndrueshme dhe nuk janë paraqitur probleme të mëdha deri më tani. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me të gjithë pjesëmarrësit në krijimin e platformës, vazhdon të përcjellë situatën në terren.