Masat e ashpra anti-COVID në Australi, gjobë 50 mijë dollarë për mosmbajtje të maskës

Çdo person që nuk mban maskë mbrojtëse në aeroportin e West Australia, do të detyrohet të paguajë gjobën prej 50 mijë dollarëve (32 mijë euro).

Kjo është ndërmarrë në kuadër të masave të reja mbrojtëse, në luftën kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Javën e kaluar liderët e shteteve australiane kanë marrë vendim, që bartja e maskave mbrojtëse të jetë e obligueshme gjatë udhëtimeve me aeroplanë në mbarë Australinë.

Kryeministri i West Australia, Mark McGouan ka ashpërsuar masat për të cilat ishte dakorduar me kolegët e tij, duke theksuar se maskat në këtë shtet australian janë obligative jo vetëm gjatë udhëtimeve me aeroplanë, por edhe në aeroporte.

Top Channel