Snapchat do të mbyllë llogarinë e Trumpit

Platforma e medias sociale Snapchat, njoftoi se do ta mbyllë llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump të cilën e kishte pezulluar për një kohë.

Vazhdon pengesa e kompanive të medias sociale ndaj presidentit Trump i cili shihet si përgjegjësi i ngjarjeve pas bastisjes së Kongresit Amerikan më 6 janar.

Sipas lajmeve të publikuara në shtypin amerikan, platforma e medias sociale Snapchat ka dhënë vendimin e saj të fundit lidhur me llogarinë e Trumpit të cilën e kishte pezulluar javën e kaluar.

Në një deklaratë me shkrim nga Snapchat tërhiqet vëmendja se llogaria e Trump është shqyrtuar dhe theksohet se “Në emër të sigurisë kombëtare kemi vendosur të mbyllim përgjithmonë llogarinë e Trumpit për të parandaluar përhapjen e nxitjes ndaj dhunës, retorikës së urrejtjes dhe informacioneve të gabuara”.

Edhe javën e kaluar pas bastisjes së Kongresit nga mbështetësit e Trump në SHBA, shumë platforma të medias sociale kryesisht Facebook dhe Instagram kufizuan qasjen e Trump në llogaritë e tij, ndërkohë që Twitter njoftoi pezullimin pa afat të llogarisë së presidentit amerikan.