Biden reagon pas votimit për Trump: Shpresoj që…

Pas votimit që kongresi i bëri akuzave të Donald Trump ka reaguar Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden.

Biden shkruan në facebook procesi vazhdon në Senat, duke shpresuar që institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Sot, në një votim dypartiak, Dhoma votoi për fajësimin dhe mbajtjen e përgjegjësive të zotit Trump. Tani, procesi vazhdon deri në Senat – dhe shpresoj se ata do të merren me përgjegjësitë e tyre Kushtetuese për fajësimin”, shkruan Biden.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e presidentit në detyrë të SHBA-ve Donald Trump.

Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar të paktën 10 ligjvënës republikanë. Në total ishin 231 vota pro fajësim, dhe 197 vota kundër.

Top Channel