Masakra e Sopotit të Kumanovës në nëntor të vitit 1944 ia kalon masakrës së Reçakut

Shkruan: Shpëtim Pollozhani

Libri i Prof Xhafer Ymeri, banor i fshatit Sopot, dëshmon për vrasjet e kryera nga çetnikët sërbë, ushtarët bullgarë dhe vendasit probullgarë, të cilët, sapo panë që nacistët janë duke e humbur luftën, që të gjithë u veshën partizanë.

Ata iu vërsulën popullatës shqiptare për ti shëruar frustracionet e veta. Për masakrën e Sopotit flasin 18 dëshmitarë okularë, të cilët, 20 vjet më parë, autori i librit i ka gjurmuar dhe i ka gjetur nëpër Turqi të shpërndarë si zogjët e qyqes.

Në Sopot, janë therë 64 bura e fëmijë. Viktimat kanë lutur ti vrasin, e jo ti therin si bagëti. Si thonë dëshmitarët, derisa meskujt të lidhur me tel i dërgonin për ti vrarë, gratë i dërgonin diku!?

Është mirë të lexohet ky libër, që njerëzit të jenë më të kujdesshëm në veprimet e veta; pasi, e thotë mirë njëri nga dëshmitarët e masakrës i ikur në Turqi ,,Ata janë aty dhe mund t’ua bëjnë të njëjtën, kurdo që tu jepet mundësia.”