Këta janë banorët e fshatit Jabollçisht të poshtme.
Janë bërë bashkë në shenjë proteste, sepse kanë një hallë.
Dikush po ua pret malin mbi fshat.
“Edhe fshatin po e dëmtojnë, por edhe shëndetin e të gjithë neve, nuk do të kemi ujë.
Nëse na e presin edhe këtë mal ne ujë nuk do të kemi, mali po pritet për interes të dy apo tre personave”, tha një banor.
“Ai mal po na mban neve, këtë anë e kanë pre, ujin na e morën nëse e presin edhe atë pjesë duhet me marr mandej prej tjetër vendit ujë e drunjë”, tha një tjetër banor.
U nisëm për në brendësi të malit për të parë këtë “masakrën” që po i bëhet natyrës.
Për shkak rrugës së papërshtatshme atje mund të shkohet vetëm me furistradë.
Duhej dy orë kohë për tu ngjitur deri lartë, e gjatë rrugës shihej gjelbërimi që rrethon fshatin e Jabollçishtit.
E më pas arritëm tek vendi ku po priten drunjët e malit.
Drunjtë të prerë, e të lënë anash rrugëve.
Në një vend pak më të largët, drunjtë që ishin prerë këto ditë.
“Tani momentalisht ka një javë që janë pre këto drunjë dhe po duan me na pre të gjithë malin. Tani po vazhdon kjo trasë për me hap rrugën këtu dhe mandej do të prejnë edhe më shumë. Siç mund të shihet kjo këtu është pronë private, por nuk dihet sakt e kujt është edhe këtu kanë hy në pronë private”, shtoi një banor tjetër.
TV21 kontaktoi kryetarin e komunës se Çashkës, ai thotë se ka kërkuar nga Qeveria dhe institucionet ndihmë për ndalimin e prerjeve të drunjëve në atë pjesë, por thotë se deri më sot asgjë nuk është ndërmarr.Tv21