Baki Bardhi dhe Sadri Alioski festojnë ditëlindjen. Bëhet fjalë për baballarët e Enist Bardhit dhe Ezgjan Alioskit. Nuk kanë munguar edhe urimet nga djemt e tyre të famshëm Enisi e Ezgjani, që përveç se janë shokë shumë të afërt, ja rastis të festojnë në të njejtën ditë ditëlindjen e prindërve të tyre.
Enisi dhe Ezgjani javën që vjen do të grumbullohen së bashku te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në qershor do të luajnë për herë të parë në Kampionatin Europian.