Masa restriktive për shkak të variantit indian? Filipçe: Do ta diskutojmë në Komision

Varianti Delta i koronavirusit apo siç njihet ndryshe, varianti indian tanimë ka arritur në rajon.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron, se në Komisionin për sëmundje ngjitëse do të diskutojnë se nëse kanë nevojë për masa restriktive për parandalim të shpërndarjes së këtij lloji të virusi në Maqedoninë e Veriut.

“A do të vendosim ndonjë formë të restrikcionit, do të flasim në Komisionin për sëmundje ngjitëse që është caktuar për të hënën. Do t’i dëgjojmë mendimet e anëtarëve. Kemi biseduar me telefon, disa nga anëtarët janë në pushim vjetor. Hulumtojnë, analizojnë dhe kështu me radhë, por tani jemi të përqendruar në vaksinimin”, tha Filipçe para Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton TV21.