FOTO/Përqafohen Rama dhe Ahmeti: I veçantë është Edi

Para panelit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, janë takuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kështu, Ahmeti ka ndarë me publikun edhe fotografi ku shihet duke u përqafuar me Ramën.

“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta. E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”, transmeton TV21.