Marrëveshja në mes të palëve tashmë e arritur – zyrtarizimi i Gabriel Jesus tek Arsenali pritet të ndodhë shumë shpejt

Gabriel Jesus tashmë ka arritur marrëveshje me Arsenalin dhe transferimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, drejtori teknik i “topçinjve”, Edu Gaspar, po kërkon që ta përfundojë sa më shpejt këtë çështje.

Tanimë kanë mbetur vetëm edhe disa detaje pa zgjidhur të cilat nuk pritet të nxjerrin telashe sa i përket transferimit të lojtarit.

Braziliani do të transferohet në “Emirates Stadium” për shumën e 45 milionë eurove.

Kontrata e ofruar nga “The Gunners” do të jetë pesëvjeçare që do ta mbajë atë deri në vitin 2027 në Londër.