Barcelona e takon agjentin e Juan Foyth

Drejtuesit e Barcelonës e kanë takuar agjentin e futbollistit të Villarrealit, Juan Foyth dhe e kanë pyetur për një mundësi transferimi të lojtarit në afatin kalimtar veror.

Negociatat në lidhje me këtë çështje do t’i udhëheqë Mateu Alemany, që e mban pozitën e drejtorit sportiv te “blaugranat”.

Mbrojtësi argjentinas pati një sezon të mirë duke qenë një ndër pikat kyçe në formacionin e Unai Emery.

24-vjeçari kontratë me “Nëndetësen e Verdhë” deri në vitin 2026.