Marrëveshja me Bullgarinë, akademikët shprehen optimistë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Maqedonisë, do të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Akademinë Bullgare të Shkencave pas ftohjes së marrëdhënieve midis publikut akademik, pasi ASHAB tha se gjuha maqedonase nuk ekziston. Në kuvendin e rregullt vjetor, kryetari i ASHAM-it, Kocarev gjithashtu iu referua karakterit dhe veprës së Goce Delçevit.

Në vitin 2020, pavarësisht dallimeve që i kishim me Akademinë e shkencave të Bullgarisë në vitin 2019, ASHAM do i ndërmarrë hapat e domosdoshëm për t’u harmonizuar bashkëpunimi me Akademinë Bullgare. Goce Delçev luan rol të rëndësishëm në formimin e idesë për “popullin maqedonas”, të ndjenjës për lojalitet politik maqedonas, e kufizuar me shtetet fqinjë të Ballkanit, duke arritur deri në shqyrtimin e “Autonomisë së Maqedonisë”, si projekt politik alternativ, e kundërta e “Bullgarisë së San Stefanit- deklaroi Lupço Kocarev, kryetarë i ASHAM-it.

Kreu i komisionit maqedonas që negocion me Bullgarinë, Dragi Gjorgiev, thotë se mes anëtarëve ka kontakte por që se në tre-katër muajt e ardhshme për shkak të periudhës parazgjedhore do të pauzojnë.

Jam mesatarisht optimist për gjetjen e zgjidhjeve. Kemi lëvizur në disa aspekte për Goce Delçevin, për librat shkollorë gjërat ecin më lehtë, por duhet kohë dhe i takon Komisionit të vendosë për disa çështje pa presion politik- tha Dragi Gjorgiev, Kryetar i Komisionit për Negociata me Komisionin Bullgar.

Janë arsimuar në Sofje edhe në gjuhën bullgare, nuk ka pasur gjuhë tjetër. Goce Dellçev është person mbi- historik, mbi- popullor. Askush nuk mund as të ma japë e të ma marrë gjuhën, asnjë shtet fqinj, asnjë akademi- pohoi Radovan Pavllovski- akademik.

Deri më tani, Komisionet janë takuar tetë herë. Hera e fundit ishte në Sofje në nëntor të vitit të kaluar.