Në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Li kritikoi thelbin e marrëveshjen AUKUS mbi nëndetëset bërthamore.
Sipas tij, pika kyçe e kësaj marrëveshjeje është se ShBA-ja dhe Britania, si dy vende që kanë armë bërthamore, janë zotuar të zhvillojnë bashkëpunim bërthamor me Australinë, një shtet pa armë bërthamore dhe aleat ushtarak, duke përfshirë transferimin e disa tonëve të uraniumit të pasuruar në nivel për prodhim armësh.
Përfaqësuesi kinez tha se marrëveshja e AUKUS-it është një produkt i mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe i kundërvënies në grup, duke shtuar se tre vendet përkatëse synojnë “ta paraqesin një bashkëpunim të tillë si një çështje rutine mbrojtjeje ndërmjet vendeve pa armë bërthamore dhe sekretariatit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore”, gjë që është “mbulim i dukshëm i fakteve.