Donaldi konfirmoi vetë se kënga i dedikohet Bora Zemanit, ja detaji i fshehtë në videoklip

Donald Veshaj zyrtarisht i është futur edhe industrisë së muzikës.

Ai gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën e tij të parë, shkruan lajmi.net.

E kënga e tij u morrë menjëherë si dedikim ndaj moderatores Bora Zemani.

Madje kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë Donaldi, përmes një detaji që u shfaq në fund të videoklipit.

Në mbyllje të klipit, shumë shkurt shfaqet numri 5.

Ky numër është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës.

Teksa ishte në “Big Brother VIP”, aktori zbuloi se ata kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018, ku edhe i dhuroi asaj varsen që mbante vetë për të cilën tregoi se Bora e ka shumë qejf, bashkë me një pako biskota.

“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”- është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve.

Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi, ku teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë./Lajmi.net/