Marihuanë, jo për të gjithë

Shkruan: Senat Ferati

Këto ditë sërish u riaktualizua tema e legalizimit për përdorim të përgjithshëm, apo jo, të marihuanës, ndryshe e njohur edhe si cannabis sativa. Është kjo një çështje jo e rëndomtë, siç duket në shikim të parë, për të cilën nuk janë të thirrur të përgjigjen politikanët, por njerëzit kompetent të fushës të medicinës e simotrave të saj që mëpastaj, varësisht prej vështrimeve e analizave të ekspertëve kompetent, deputetët duhet të marrin verdiktin e tyre duke rrespektuar opinionin publik. Në të kundërtën, mosrrespektimi i këtij opinioni nga pushteti i tanishëm do të paraqesë probleme të ndryshme në zbatimin e ligjit për dekriminalizimin e marihuanës do të ofrojë hapësirë të madhe për keqpërdorimin e kësaj droge nga ketegoritë e ndryshme të qytetarëve.

Se disa marihuanën e trajtojnë si ilaç për mjaftë sëmundje kjo nuk do koment, por fakti se kjo drogë ka efekte pozitive në trajtimin e disa sëmundjeve a don të thot se është argument i mjaftueshëm për legalizimin e saj, kjo është çështje diskutabile. Fatkeqësisht, argumentet për dhe kundër nuk do ta zgjithin çështjen në fjalë efektivisht sepse kjo, si edhe disa çështje tjera, si p.sh. bastoret, nuk zgjidhen mir duke e kërkuar se nga cila anë anon raporti matematikor 51:49! Edhe nëse 51 % do të anojë në favor të legalizimit, kjo ende nuk është argument i mjaftueshëm për dekriminalizimin e saj.

Argumentet për legalizimin e marihuanës konsistojnë në atë se zbutë sulmet apileptike, zvogëlonë vjelljen, zbutë multiple sklerozën, konsiderueshëm shëron disa tumore dhe sidomos kancerin e gjirit, ndihmon në disa sëmundje kronike, përmirëson çrregullimin e gjumit, përmirëson anoreksinë, forcon kapacitetet e mushkërinjve, pozitivisht ndikon në sëmundjen e Parkinsonit e të Alchajmerit, të shizofrenisë e të disa psikozave, konsiderueshëm ndikon edhe ndaj AIDS-it etj.

Të gjitha këto efekte pozitive të marihuanës nuk janë vërtetuar shkencërisht, por ekzistojnë raste të pamohueshme të ndikimit të saj edhe pozitiv. Aq më tepër që vetitë mjekuese të marihuanës kanë qenë të ditura qysh 2700 vite p.e.r. në Kinë, kurse edhe Grekët dhe Egipqanët e vjetër e kanë përdorur për përmirësimin e punës së mushkërive.

“Askush nuk ka vdekur nga marihuana”- zakonisht arsyetojnë ata që janë për, thuajse duhet ndaluar vetëm gjërat që vrasin fizikisht! Argumentet për ndalimin e legalizimit të marihuanës konsistojnë në atë se sipas disa studimeve është vërtetuar ndikimi negativ i saj në trupin e njeriut dhe sidomos në trurin e tij, se ajo përmbanë deri në 70 % më tepër elemente kancerogjene se sa duhani (tash më i ndaluar) meqë ka pesë fish më tepër katran, se e rëndonë sistemin e frymëmarrjes meqë thithet më thellë e më gjatë se sa cigarja, se shkakton bronhitis te përdoruesit që e konsumojnë gjatë kohë; THC-ja (tetrahidrokanabinoli) si përbërës kryesor i saj negativisht ndikon në receptorët që janë përgjegjës për kujtesën, koncentrimin, koordinimin dhe të menduarit. Pas kalimit të efektit të euforisë gjatë konsumimit, sërish rikthehet gjendja e përgjumjes, anksiozitetit, e depresionit dhe mendimeve suicidale, që donë të thotë se kjo shkakton varshmëri akute gjatë përdorimit të saj.

Gratë shtatzëna që e konsumojnë marihuanën kanë gjasat maksimale të ndikojnë negativisht jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e fetusit, por edhe në jetën e tij pas lindjes, sepse ka “infektuar” trupin e tij me këtë drogë.

Meqë, siç përmendëm më lartë, kjo përmbanë edhe kancerogjene, janë të njohura studimet që kanë vërtetuar kancerin në qafë, kokë e gjetiu për shkak të përdorimit të saj. Kjo gjithashtu shkakton dobësimin e imunitetit dhe për pasoj edhe mundësin e madhe për infrakte.

Përdoruesit të cilët e kanë përdorur marihuanën për qëllime mjeksore, kanë vazhduar me përdorimin e saj edhe mëpastaj sepse, sipas arsyetimit të tyre, kjo ishte e domosdoshme për të funksionuar normalisht, meqë u ka rënë siguria në ngasjen e veturës, u është dobësuar koncentrimi dhe shpejtësia e reagimit, vlerësimi i largësive etj. Pra, ekziston lidhshmëria mes aksidenteve në komunikacion, raste-raste edhe me pasoja fatale, si shkak i përdorimit të marihuanës. Kurse edhe më të shpeshta janë rastet e rritjes së dhunës familjare, sidomos ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve. Studimet e vitit 2012 në SHBA kanë vërtetuar se përdoruesit e marihuanës janë tre fish më shpesh të dhunshëm se sa mospërdoruesit e saj. Këtu mëshifet edhe rritja e dhunës nëpër shkollat e mesme dekadat e fundit, sidomos në SHBA! Studimet e vitit 2019 në Europë dhe Brazil vërtetuan rritjen e çrrgullimeve psikologjike për shkak të përdorimit të përditshëm të kësaj droge.

Pra, si edhe përdorimi i drogave tjera, i alkoholit dhe pornografisë, edhe përdorimi i vazhdueshëm i marihuanës shkakton mbyllje në vetvete, rritë pasigurinë në potencialet vetanake, dobëson aftësitë për komunikim të shëndoshë social dhe çrregullon shëndetin emocional.

Nga e gjitha që u theksua, mund të konkludojmë se, edhe pse marihuana ka rezultate pozitive në trajtimin e disa sëmundjeve, kjo kurrsesi nuk duhet legalizuar për arsye rekreacioni, por eksluzivisht për qëllime medicinale e që donë të thotë, se duhet rregulluar me ligj qëllimet e dedikimit, sasinë e përdorimit, llojet e sëmundjeve për të cilat duhet përdorur – krejt kjo për të evituar nusproduktet negative të përdorimit të saj, rrespektivisht të keqpërdorimit të saj! Kurse për të rregulluar këtë çështje kështu, përgjegjësia për këtë nuk u takon vetëm përfaqësuesve politik, por edhe shoqërisë civile. E nëse legalizimi i marihuanës bëhet edhe për qëllime tjera, përpos këtyre medicinale, atëherë përgjegjësia politike e morale për këtë bie vetëm mbi koalicionin politik të pushtetit të tanishëm.