“Integrimi i vendeve të rajonit së bashku me vendet e ish-partneritetit lindor, para se gjithash Ukraina dhe Moldavia, deri në vitin 2030, nuk është vetëm qëllimi dhe interesi ynë, por është çështje gjeostrategike me rëndësi të veçantë për rajonin, për paqen evropiane, stabilitetin dhe sigurinë. Ky është çelësi që të kthehet besimi dhe popullariteti për idenë e BE-së, e cila gjithmonë duhet të dominojë mbi idetë nacionaliste në rajonin tonë por edhe gjithkund nëpër Evropë. Kjo ide duhet të dominojë me angazhimin tonë tek qytetarët por edhe eurointegrimin si proces sepse aderimi ynë në BE në kohëzgjatje rrëzon rekorde në krahasim me raundet e kaluara të zgjerimit”, tha Mariçiq.
Pas 20 viteve nga Samiti në Selanik dhe premtimeve për anëtarësim sot, thotë ai, nuk jemi ende atje ku kemi dashur të jemi, por kuptohet që jemi në rrugën e duhur që ta realizojmë qëllimin tonë. Me këtë rast, theksoi se me rëndësi të madhe është që BE-ja tani nuk e premton vetëm në mënyrë retorike perspektivën e BB në BE, por ofron plan konkret për integrim të përshpejtuar që e bën real dhe të prekshëm anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
“Le të presim që presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, të vizitojë së shpejti rajonin tonë pikërisht në këtë drejtim. Të gjitha dokumentet planifikuese nga partnerët tanë evropianë në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe të vendeve të tjera të rajonit janë shumë të rëndësishme për tejkalimin e shpejtë të sfidave aktuale me të cilat përballemi në këtë proces dhe zbatimin efektiv të reformave në mënyrë të plotë, evropianizimi i shoqërisë sonë”, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.
Ai e përshëndeti angazhimin në rritje të APKE-së, e cila, sipas tij, ka një rol thelbësor në perspektivën evropiane të Këshillit të ministrave duke forcuar aktivitetet e bashkëpunimit ndërparlamentar që synojnë forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, kapaciteteve institucionale dhe qëndrueshmërisë së reformave.