Marcelo po e mendon pensionimin nga futbolli

Mbrojtësi anësor, Marcelo, është duke e menduar pensionimin nga futbolli.
Lojtari është larguar nga Real Madridi me parametra zero, por akoma nuk ka gjetur skuadër, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që raporton Marca, me shumë gjasë braziliani nuk do të vijojë së luajturi, duke u dorëhequr nga sporti të cilit i dhuroi shumëçka.

Më parë u raportua se Lazio është e interesuar për të, mirëpo duket se ky afrim i lojtarit nuk ka qenë i njëmendtë.