Maqedonia për herë të parë dërgon ambasador(e) shqiptar(e) në Kosovë, është nga Kumanova!

Në seancë të mbyllur, Qeveria miratoi listën me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve të RMVsë në shtete të ndryshme. Pas çka lista pritet t’i dorëzohet Presidentit, Stevo Pendarovski.
Jozyrtarisht mësohet se ndër propozimet për ambasadorë, që u miratuan nga Qeveria janë: Rami Rexhepi Romë, Shpresa Jusufi (me prejardhje nga Kumanova) – Prishtinë, Shaban Jashari Katar, Milaim Fetai Zagreb, Faton Bejta Kopenhagë.
Poashtu janë propozuar edhe Beti Jaçeva Hagë, Vasko Gërkov Beograd, Sashko Todorovski Strazburg, Misho Dokmanoviq Tel Aviv, Danço Markoviç Tiranë, Dane Talevski NATO.
Analistët shqiptarë thonë se pas një kohe të gjatë janë debllokuar shqiptarët në diplomacinë e Maqedonisë.