“Rrahjen e tre djemve kosovar nga grupi i tifozëve “Komitët” në Shkup e vlerësojmë si sulm direkt ndaj shqiptarëve dhe të drejtave elementare që çdo vizitor duhet t’i gëzojë në momentin që shkel në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën paqësore të banorëve të Hanit të Elezit, të cilët nuk kërkojnë gjë tjetër veç se drejtësi. Ne si parti opozitare kërkojmë nga të gjitha organet kompetente trajtim të duhur të rastit dhe përgjegjësi penale nga kryerësit e veprës penale, ndërkaq kërkojmë përgjegjësi edhe nga personat që është dashur t’iu japin ndihmën e parë të lënduarve, në rast se vërtetohet trajtimi jo adekuat ndaj të rinjëve kosovar. Heshtja ndaj këtij rasti, por edhe më keq mos trajtimi i duhur i rastit mund të përkeqësojë raportet
fqinjësore të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, si dhe të tensionojë gjendjen brenda territorit tonë. Duke pasur parasysh që ky nuk është rasti i parë i tillë, kërkojmë edhe mbikëqyrje më të rreptë gjatë ndeshjeve të futbollit, që në të ardhmen mos të përsëriten raste të tilla”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.
Maqedoni Aleanca: Rrahja e tre kosovarëve nga “Komitët”, sulm direkt ndaj shqiptarëve