Maqedonia merr presidencën e CEFTA-s

Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë së COVID-19, tregtia më e madhe me vendet në rajon, si dhe tërheqja e investimeve dhe prosperiteti më i mirë për njerëzit e Ballkanit Perëndimor janë qëllimet kryesore për të cilat Maqedonia do të përpiqet në presidencën e saj të CEFTA.

Maqedonia merr presidencën e CEFTA-s dhe sot aktivitetet prioritare do të promovohen nga Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), David Geer dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Përmes këtij procesi, një theks i fortë do t’i kushtohet ndërtimit të një tregu të përbashkët rajonal si një mënyrë për të rritur konkurrencën e Ballkanit Perëndimor.