Maqedoni, vde s edhe një person nga Koronavirusi, familja nuk mund ta varrosë sepse është në izolim

Koronavirusi ka marrë edhe një viktimë sot në Maqedoni. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës Koçani, Nikollço Ilijev, prej ku është viktima e sotme, transmeton Gazeta Lajm.
Ilijev ka thënë për Slloboden Peçat se këtë lajm e ka marë sot nga anëtarë të familjes së të ndjerit (burrë).
“Herën e fundit u dëgjova me të të enjten. Më tha se ka dhimbje dhe se do ta kyçin në aparate. Ishte në dikasterin infektiv në Shkup”, ka thënë Ilijev.
Familja e të ndjerit tij është në izolim dhe ka kërkuar ndihmë për organizim të varrimit.