16 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shërohen 116 pacient

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë statistikat e fundit nga situata me koronavirus në Shqipëri, duke bërë të ditur se numri i personave të prekur ka shkuar në 377, nga të cilët 21 kanë ndërruar jetë.Rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 16, ndërsa në total deri tani janë shëruar 116 persona, ose 33% e të infektuarve.