Maqedoni, rriten sërish çmimet e derivateve të naftës

Për të katërtën javë me radhë çmimi i derivateve të naftës në Maqedoni po pëson rritje, transmeton Alsat. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, dizeli do të shitet për një denarë për litër më shtrenjtë, ndërsa benzina dhe vaji ekstra i lehtë do të rriten për 1,5 denarë më shtrenjtë.

Sipas vendimit të fundit, çmimi me pakicë i Eurosuper BS-95 do të shitet për 67,50 denarë për litër, eurosuper BS-98 do të shitet për 69,50 denarë për litër, ndërsa Eurodisel do të shitet për 57,00 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të jetë 46,50 denarë për litër.