Maqedoni, pagesat e pensioneve do të kryhen nga 28 qershori

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi informacionin për pagesën e pensioneve për qershor 2022 duke e obliguar Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut që më së voni deri më 27 qershor të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat komerciale.

Me këto rekomandime, siç informojnë nga Qeveria, bankat komerciale do të sigurojnë pensionistët që nga 28 qershori të mund të disponojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar.

Deri në 11.000 denarë që do të paguhen më 28 qershor, për pensione prej 11.000 deri në 14.000 denarë pagesa që do të bëhet më 23 qershor, përfituesit e pensioneve prej 14.001 deri në 18 000 denarë do ta marrin pensionin më 30 qershor, ndërsa ata me pension mbi 18 001 denarë më 1 korrik 2022.