Maqedoni, kafiteritë dhe restorantet do punojnë deri ora 18, e jo në ora 21

Komisioni për sëmundje infektive i propozon qeverisë kufizime të reja sa i përket festave të fundvitit. Përveç ndalesës së tubimeve dhe mbylljes së kafeneve nga ora 18:00, rekomandohet që edhe qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë pas këtij orari.
“Ne apelojmë dhe rekomandojmë që të mos ketë tubime në shtëpi për festat e ardhshme dhe të mos largohen nga shtëpia pas orës 6 pasdite në qoftë se nuk ka nevojë për atë” – tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell gazeta Lajm.
Propozimet do t’i paraqiten Qeverisë sot me kërkesë për të hyrë në fuqi nga 18 dhjetori dhe të jenë të vlefshme deri më 21 janar.