E rrahin pronarin dhe menaxherin e një kafeterie në Tetovë

Mbrëmë (13-dhjetor) rreth orës 21:00, efektivët e policisë së Tetovës, kanë privuar nga liria personat F.D. (22) dhe M.S.(18) nga Tetova, të cilët kanë sulmuar fizikisht pronarin e një restoranti G.K. (39) dhe menaxherin e objektit një hotelerik Zh.S. (33) në rrugën “133”, kurse kanë shkaktuar edhe dëmtime të inventarit në këtë objekt.

Në përleshjen fizike në të cilën, sipas raportit të policisë, kanë marrë pjesë disa persona, të cilës i ka parapri një debat verbal midis dy të pandehurve me pronarin dhe menaxherin e objektit, janë përdorë mjete të ndryshme të forta, kurse pesë persona kanë qenë të lënduar. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, kurse çështja është sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër personave të përfshire do të përgatiten parashtresat adekuate.