Mane ateron në Mynih – sot testet mjekësore, nesër prezantimi në ‘Allianz Arena’

Sadio Mane ka ateruar në Mynih.

Prestigjiozja gjermane, ‘Bild’ raporton se senegalezi Sadio Mane ka arritur tashmë në Mynih, përcjell lajmi.net.

Lojtari i Liverpool ka arritur marrëveshje me Bayern Munich dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Të gjitha raportimet bëjnë të ditur se testet mjekësore do të finalizohen sot.

Nesër pritet që të bëhet prezantimi i lojtarit në ‘Allianz Arena’.