Manchester Unitedi interesohet për transferimin e Dybalas

Klubi anglez, Manchester United është i interesuar për yllin e Juventusit, Paulo Dybala, i cili së shpejti pritet të mbetet lojtar i lirë.

Kontrata e sulmuesit argjentinas me Juventusin do të skadojë në fund të sezonit, duke i vënë në alarm të kuq kandidatët e mundshëm.

Juve kishte pritur të vuloste një rinovim në fillim të këtij sezoni, por shanset që kjo të ndodhë tani janë ‘ulur’ ndjeshëm.

Madje mediat italiane raportojnë se marrëdhënia e Dybalas me Juventusin ka arritur në pikën ‘krize’.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Unitedi është gati të tentojë transferimin e Dybalas, pasi pothuajse e kishte bërë këtë tre vjet më parë.

28-vjeçari ishte aq afër bashkimit me Djajtë e Kuq, saqë ai madje kishte regjistruar një mesazh lamtumirës me lot për shokët e tij të Juventusit.

Megjithatë, marrëveshja dështoi dhe sulmuesi qëndroi në Itali.