Luiz Diaz tentoi ta kopjonte Firminon ndaj Interit – por dështoi keq

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz, u përpoq të imitonte Roberto Firminon, duke bërë “goditje pa shikuar” kundër Interit.

Skuadra e Jurgen Klopp pësoi një humbje 1-0 kundër Nerazzurëve të martën, por megjithatë kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Diazit iu mohua goli i barazimit pas një bllokimi të jashtëzakonshëm të Arturo Vidal – por veprimi nuk u pa të ndodhte në kohë reale.

Kjo për shkak se 25-vjeçari kopjoi veprimin e shokut të skuadrës Firmino “pa shikuar”, por doli të ishte i dështuar.

Do të ishte e padrejtë të fajësohej Diaz për mundësinë e humbur pasi blloku i Vidalit ishte fantastik dhe nuk e lejoi topin të kalonte.

Kolumbiani ka arritur të shënojë vetëm një herë që nga ardhja nga Porto, por tashmë është një i preferuari i tifozëve.

Humbja e Liverpoolit është e para e tyre në Anfield në më shumë se një vit dhe kjo është falë goditjes së mrekullueshme të Lautaro Martinez.