Manchester United refuzon ofertën e Barcelonës për ta shkëmbyer Maguire me Frenkie De Jong

Manchester United ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Harry Maguire.

Sipas ‘The Sun’, Barca kishte kërkuar Maguiren si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Frenkie de Jong në ‘Old Trafford’, por ajo kërkesë është refuzuar, përcjell lajmi.net.

Sipas të përditshmes angleze, 29 vjeçari është pjesë e planeve të trajnerit të ri të Man United, Erik ten Hag.

Qendërmbrojtësi anglez është i lidhur me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2025 dhe ka një klauzolë largimi prej 38 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje përfundimtare në mes klubeve për mesfushorin De Jong.