Fernandinho do të vazhdojë karrierën në Brazil

Lojtari i Manchester City, Fernandinho do të transferohet drejt Brazilit, te Athletico Paranaense.

Mesfushori brazilian që nga 30 qershori nuk do të jetë lojtari i ‘Citizens’.

Siç njofton Fabrizio Romano 37 vjeçari do ta vazhdojë karrierën në vendlindje, te skuadra Athletico Paranaense, përcjell lajmi.net.

Kështu braziliani do t`i jap fund periudhës nëntëvjeçare me kampionin e Premier Ligës.

Manchester City në anën tjetër kanë gjetur zëvendësimin, pasi shumë shpejt pritet zyrtarizimi i anglezit, Kalvin Phillips.