Man Utd tashmë po e mendon shitjen e Ronaldos

Manchester United është duke e menduar seriozisht shitjen e sulmuesit Cristiano Ronaldo.
Lojtari nuk është i kënaqur fare me situatën që po kalon në Mançester dhe po e mendon seriozisht largimin nga “Djajtë e Kuqë”.

Deri më tani, skuadra angleze tentoi taq mbante me çdo kusht lojtarin, por kjo po i kushton me përçarje në dhomat e zhveshjes, pasi lojtari, në të shumtën e rasteve, qëndron ndaras nga skuadra, transmeton lajmi.net.

Aktualisht nuk ka ndonjë destinacion që do të ishte shumë i mundshëm për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Shumë nga skuadrat e mëdha evropiane e kanë refuzuar lojtarin.