CR7 refuzohet nga shtatë klube evropiane

Cristiano Ronaldo është në telashe serioze.
Lojtari nuk po kalon një periudhë të mirë te Manchester United.

Ndonëse tash e sa kohë po e kërkon largimin, nuk ka skuadra të interesuara për të, transmeton lajmi.net.

Milani, Interi, Bayerni, Chelsea, Real Madridi, PSG dhe Atletico Madridi i kanë thënë “jo” një afrimi të portugezit.

Lojtari është i pakënaqur me situatën te “Djajtë e Kuqë”, nën drejtim të Erik ten Hag, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.