Man Utd pritet ta mbajë Martialin, pas paraqitjeve të mira të tij

Manchester United po mendon ta mbajë Anthony Martialin në skuadër, për shkak të paraqitjeve të mira parasezonale.
Francezi është duke shkëlqyer në ndeshjet e fundit të cilat “Djajtë e Kuqë” po i fitojnë me rezultat bindës, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, edhe nëse Cristiano Ronaldo kthehet në stërvitje, francezi pritet ta udhëheqë sulmin më 7 gusht, që është ndeshja hapëse e Premier League.

Martial në sezonin paraprak ishte i huazuar te Sevilla, pasi nuk gjente vend në skemat e Ralf Rangnick.